INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja me cilin DJ të famshëm do të bashkëpunojë këtë herë Rita Ora [VIDEO]

Ja me cilin DJ të famshëm do të bashkëpunojë këtë herë Rita Ora [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 07-08-2017

Pas suksesit me këngën “Your Song”, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka paralajmëruar këngën e saj më të re.
Rita ka treguar për të gjithë fansat e saj se brenda pak ditësh do të publikojë projektin e saj më të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli shqiptar përmes një video që ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

“Lonely Together”, titullohet kënga më e re nga Rita.

Por kësaj radhe Rita vjen në bashkëpunim me DJ-in dhe producentin suedez Avicii.

“Më në fund po vjen. Faleminderit Avicii që po më merr në këtë rrugëtim mahnitës. Është himni im i verës! Mezi pres që ta dëgjoni të gjithë! Edhe pesë ditë!”, kishte shkruar Rita.
Kujtojmë se Rita ka pasur edhe bashkëpunime të tjera me shumë yje të njohura.

 

Article Logic
Execution time: 0.001554012298584