INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush është trajneri i ri i Spanjës pas shkarkimit të Lopetegui

Ja kush është trajneri i ri i Spanjës pas shkarkimit të Lopetegui

Publikuar më: 15:31 13-06-2018

Spanja ka gjetur shumë shpejt edhe trajnerin e ri pas largimit të Lopetegui. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ka bërë të ditur emrin e teknikut që do të drejtojë ekipin në Botëror.

Fernando Hierro, do të jetë trajneri i ri i Spanjës. Ai më parë mbante postin e drejtorit sportiv tek Spanja. Kështu spanjollët janë në një situatë të vështirë pasi largimi i trajnerit vetem një ditë para fillimit të Botërorit i ka prishur qetësinë klubit.

Hierro ditën e djeshme ka pasur edhe një debat me trajnerin e larguar Julen Lopetegui, gjatë seancës stërvitore në Rusi, por ende nuk dihet nëse kjo ka pasur lidhje me shkarkimin e Lopetegui

Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619