INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush do të pasojë Angelina Jolie në rolin e Lara Croft

Ja kush do të pasojë Angelina Jolie në rolin e Lara Croft

Publikuar më: 10:48 29-04-2016

Angelina Jolie Pitt nuk do të jetë më e vetmja që do të mbahet mend për rolin e saj si Lara Croft.

Sajti Variety sapo ka konfirmuar se në filmin e ri që do të risjellë "Tomb Raider", protagoniste kryesore do të jetë aktorja fituese e çmimit Oscar, Alicia Vikander. Siç raportohet kjo e fundit ka qenë një zgjedhje e vetë regjisorit të filmit Roar Uthaug. Jolie mori këtë rol në filmat e vitit 2001 dhe atë 2003, ndërkohë që kishte zëra se në këtë realizim të ri, roli do të merrej përsiper nga aktorja Daisy Ridley. Megjithatë duket se karriera e suksesshme e Vikander këto kohët e fundit, i ka bërë përshtypje më tepër producentëve të filmit. Kujtojmë që Alicia Vikander ka realizuar filma si "The Danish Girl", "Ex Machina" dhe së shpejti do të luajë edhe në atë "Jason Bourne"!

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004