INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kë zgjedh Khloe Kardashian si kujdestare të vajzës nëse asaj i ndodh diçka

Ja kë zgjedh Khloe Kardashian si kujdestare të vajzës nëse asaj i ndodh diçka

Publikuar më: 16:46 14-09-2018

Khloe Kardashian ka bërë një zgjedhje mjaft të vështire së kë do të zgjidhte si kujdestare të vazjës së saj. Duke folur rreth kësaj pune në një episod të emisionit “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe ka rrëfyer se është motra e saj Kim ajo që do i përshtatej më shumë.

‘Do e bëj Kimin si kujdestare legale të vajzës time, zoti mos e dhëntë nëse diçka ndodh”, ka thënë Khloe në një intervistë.

“Do të doja të ishte Kim sepse është një nënë më strikt dhe e tillë jam edhe unë”, derisa Kourtneyt nuk i ka ngelur aspak hatri që e zgjodhi Kimin, duke thënë se i ka mjaft tre fëmijët e saj dhe është shumë e zënë me ta, ndërsa Kim është shprehur se të kujdesej për vajzën e së motrës, e ka për nder.

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617