INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja datat e testimit për mësuesit e arsimit parauniversitar

Ja datat e testimit për mësuesit e arsimit parauniversitar

Publikuar më: 12:08 10-07-2019

Testimet për mësuesit që janë në kërkim të një vendi të lirë pune në shkollat e arsimit parauniversitar për vitin e ri mësimor 2019-2020 nisin të enjten. Ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit (QSHA), bëjnë me dije se mësuesit do t’i nënshtrohen testimit të informatizuar sipas datave të përcaktuara për secilin specialitet. “Në zbatim të Udhëzimit të MASR për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar, bëjmë me dije se gjatë muajve korrik-gusht 2019, pranë kësaj qendre do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimet e reja në arsim, sipas vendeve të lira të raportuara në secilën shkollë”, bëjnë me dije ekspertët e QSHA-së. 

Pas vlerësimit të dosjes dhe aplikimit online sipas afateve të përcaktuara është detajuar edhe kalendari me datat e testimit të informatizuar që do të zhvillojnë mësuesit e gjuhës shqipe dhe letërsisë, arsimit fillor, arsimit parashkollor, arsimit special, mësuesit e gjuhës angleze, italiane, frënge, spanjolle dhe asaj gjermane, si dhe mësuesit e edukimit fizik.testimi_per_mesuesit.png

Article Logic
Execution time: 0.0029239654541016