INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja cilat taksat do të rriten në 2018[VIDEO]

Publikuar më: 11:10 21-11-2017

Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm disa taksa do të pësojnë rritje, përkatësisht taksat për shtëpitë, makinat dhe cigaret. Vetëm taksa e ndërtesës së biznesit do të ulet.

Taksa për banesë
Në 2018-n, taksa për shtëpitë do të rritet, pasi do të llogaritet sa 0.05% e vlerës së shtëpisë sipas çmimeve fiskale. Pra nëse një familje që banon në një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë në Tiranë paguan 1.500 lekë, në 2018 do të paguajë 2.957 lekë më shumë. Në total do të paguajë 4.457 lekë taksë për shtëpinë. Taksa e re do të paguhet edhe nga biznesi në masën 0,15% të vlerës së ndërtesës. Biznesi sot paguan taksën e ndërtesës 400/lekë për metër katror dhe vitin e ardhshëm do të paguajë 7600 lekë më pak në vit. Efekti në buxhet pritet të jetë 2.4 miliardë lekë më shumë të ardhura.
Taksa e makinave
Taksa e luksit për makinat do të rritet. Pas 1 janarit pronarët e këtyre makinave do të paguajnë taksën prej 70 mijë lekë për regjistrimin e makinës dhe taksën e përvitshme në masën 21 mijë lekë. Nga kjo taksë do të preken 909 makina dhe efektet në të ardhurat e buxhetit do të jenë 19 milionë lekë.
TVSH-ja e biznesit
Në skemën e TVSH-së do të përfshihen biznese me xhiro 2 milionë lekë nga 5 milionë lekë që është sot. Listës do ti shtohen 19 mijë biznese. Efektet e buxhetit parashikohen me rritje të ardhurash 1.5 miliardë lekë.
Akciza
Akciza për cigaret do të rritet 7 lekë për paketë apo 100 lekë për 1000 copë. Efektet në buxhet parashikohen 1.1 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499