INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndodh me ju nëse nuk bëni seks

Ja çfarë ndodh me ju nëse nuk bëni seks

Publikuar më: 21:23 07-11-2017

Nuk kryejmë marrëdhënie seksuale, jo vetëm gjatë periudhës së menstruacioneve, por edhe në faza të caktuara të jetës në çift.

Këtu janë dhjetë mënyrat se si mungesa e seksit ndikon në trupin e mendjen tonë:

1. Stërvitja- Kryerja e marrëdhënieve seksuale është një trajnim i vërtetë muskular. Në periudhat kur kemi shmangur seksin zvogëlohet stimulimi i muskujve, fleksibiliteti ynë dhe kapaciteti aerobik.

2. Lëkura- Aktiviteti i rregullt seksual ndihmon për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Me çlirimin e estrogjenit, lëkura dhe të flokët shfaqen më të ndritshme.

3. Gjumi- Oksitoksina që çlirohet gjatë seksit stimulon humorin e mirë, ju ndihmon të relaksoheni dhe promovon relaksim. Gjatë periudhave kur s’bëni seks ju ndiheni nervoz dhe të prirur për pagjumësi.

4. Sistemi imunitar- Sipas studimeve … puthja nxit shkëmbimin e baktereve! Rezultati është se mbrojtja imunitare forcohet, duke përmirësuar mirëqenien. Një arsye më shumë për t’u puthur më tepër.

5. Elasticiteti- Duke kryer marrëdhënie seksuale rregullisht ndihmon në forcimin e bazës së legenit dhe elasticitetin.

6. Stresi- Studimet tregojnë se kur bëjmë dashuri … ne jemi më të relaksuar! Periudhat pa seks mund të rrisin nervozizmin dhe humorin e keq, shkruan femratnews. Një aktivitet i rregullt seksual largon stresin.

7. Kundër plakjes- Seksi është antiplakje, ngadalëson formimin e rrudhave dhe nxit elasticitetin e indeve, duke i mbajtur membranat mukoze të reja. Një ilaç i vërtetë për trupin e shpirtin.

8. Shpina- Në sajë të lëvizjes ritmike të legenit, muskujt e shtyllës kurrizore stimulohen e nxisin një mirëqenie të re, elasticitet, fleksibilitet. Pa seks ndodh e kundërta.

9. Zemra- Seksi është një masazh natyral për sistemin kardiovaskular, në gjendje të paraqesë implikime pozitive për shëndetin e trurit. Seksi nxit lumturinë.

10. Dëshira- Sipas ekspertëve aktiviteti i rregullt seksual ndez pasionin dhe dëshirën. Me pak fjalë, sa më shumë bëjmë seks…më shumë ne duam të bëjmë sërish!

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496