INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë kish në ushqimet e të burgosurve

Ja çfarë kish në ushqimet e të burgosurve

Publikuar më: 18:19 16-05-2018
Katër të ndaluarve të cilët kryejnë dënimin  në burgun e Bënçës të Tepelenës i’u është gjetur drogë në qeli.
Policia thotë se në qelinë Nr.9 të këtij burgu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 0.81 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Sipas policisë në këtë qeli ishin të ndaluarit E.F, B.R, J.H dhe E.B, 37, 32, 37 dhe 33 vjeç.
 
Nuk dihet se si droga është futur në qelitë e burgut, por dyshimet janë që ajo të jetë fshehur mes ushqimeve që familjarët dërgojnën apo sjellin për të dënuarit.
Prokuroria e Rrethit Gjirokastër po kryhen hetimet për këtë rast.
 

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045