INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izmir Smalaj tregon arsyen pse dëshironte që të largohej nga Shqipëria: Atletikën e zgjodha prej babait

Izmir Smalaj tregon arsyen pse dëshironte që të largohej nga Shqipëria: Atletikën e zgjodha prej babait

Publikuar më: 11:52 04-07-2018

Atletika shqiptare po ngrihet lart nga Smalaj dhe Luiza Gega. Të dy atletet po kalojnë momente mjaft të mira duke i sjellë kombit shqiptar disa medalje. Në një rrëfim për emisionin Adrenalina në In TV, Izmir Smalaj ka pranuar se ka pasur oferta nga vende tjera dhe se ka menduar të largohet nga Shqipëria.

Fillova të bëja gara dhe të dilja i pari dhe nuk po merrja shpërblime dhe thash të ikja nga ky vend. Por gjërat ndryshuan dhe kur dola kampion europe mu hapën portat”.

Atleti shkodran tha se për ta filluar këtë sport ka qenë dëshirë e babait të tij. Një ndikim të madh kishte edhe trajneri i tij i cili këmbënguli tek i ati duke i thënë që tia lërë në dorë dhe se më vonë do shohësh shkëlqimin e tij. Smalaj rrëfeu se ai kishte dëshirë të luante futboll, ku ka luajtur për dy vite dhe më pas ka vazhduar atletikën për ti plotësuar dëshirën bababit.

Smalaj tregon se ka pak femra që e praktikojnë këtë sport pasi nuk kanë ndonjë përfitim për ta vazhduar këtë sport.

“Femrat që e praktikojnë këtë sport nuk janë të shumta pasi nuk ka ndonjë përfitim të madh pasi e kanë të gjith mendjen tek leku, ka ikur koha për të bërë sport për qejf” u shpreh Smalaj.

25 vjeçari i cili ka fituar disa medalje, ku më e rëndësishme ishte fitimi i vendit të par në Kampionatin Europian, u shpreh se kushtet për për tu stërvitur janë të mira por nuk paguhesh nëse nuk fiton një titull ndërkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678