INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ivan Rakitic me superfuqi? Ja gjendja e tij në finale

Ivan Rakitic me superfuqi? Ja gjendja e tij në finale

Publikuar më: 10:17 15-07-2018

Kroacia I trregoi të gjithëve se është një kockë e fortë dhe jo më kot është në finale.

Ajo arriti të kalojë në finale pasi mori një fitore të merituar(2-1) pas 120 minuta lojë përballë Anglisë.

Por një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kroacisë, Ivan Rakitic nuk ka qenë në gjendje optimale për ndeshjen ndaj “tre luanëve”.

“Isha i shtrirë në shtrat duke u përpjekur t’i mblidhja forcat për të mos e humbur këtë takim”, rrëfen Rakitic, që një natë para ndeshjes në trupin e tij kishte temperaturë 39 gradë, ndërsa në ditët e fundit shkaku i këtij shëndeti kishte humbur katër kilogramë.

Teknologjia dëshmoi se në ndeshjen kundër Anglisë, Rakitic vrapoi 14 kilometra, duke luajtur për 120 minuta. Një statistikë e çmendur kur merret parasysh gjendja e tij shëndetësore para këtij dueli.
“Do të luaja finalen edhe pa këmbë nëse do të ishte e nevojshme”, ka deklaruar Rakitic, duke motivuar veten para ndeshjes me Francën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028259754180908