INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ivan Perisiç optimist për Interin dhe  ''ndez'' ashpër  derbin me Juventus: ''Do t'i mundim të gjithë''

Ivan Perisiç optimist për Interin dhe ''ndez'' ashpër derbin me Juventus: ''Do t'i mundim të gjithë''

Publikuar më: 15:51 22-04-2019

Që pas problemeve të klubit me Mauro Icardin tashmë zikaltërit duket se kanë një lider të ri dhe ai është Ivan Perisiç.

Në një intervistë për “Inter Channel” Perisiç lëshoi një deklaratë të fortë për derbin e ardhshëm me Juventus, e shpallur kampione italie për të tetin vit radhazi.

“Ne jemi Inter dhe do të provojmë të fitojmë të gjithë ndeshjet e mbetura sepse ne jemi të fortë. Ne mund të fitojmë ndaj kujtdo, tani po mendojmë për Juven. Ne duam të sigurojmë vendin e tretë.”- tha Perisic.

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën e ardhshme, në orën 20:30, në “San Siro”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017712116241455