INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iu bllokuan 300 mijë euro, zbardhet dëshmia e gruas vlonjate

Iu bllokuan 300 mijë euro, zbardhet dëshmia e gruas vlonjate

Publikuar më: 18:02 23-12-2017

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi sekuestruan dje llogaritë bankare të një 57- vjeçare, e cila shkonte në total në rreth 300 mijë euro. Gruaja, identiteti i së cilës nuk jepet i plotë, por vetëm me inicialet T.B., nuk ka mundur dot të justifikonte shumën e parave të ndara në dy llogari në emër të saj. Gruaja vlonjate ka deklaruar në polici se shumën e parave ia kishte dërguar herë pas here djali emigrant. Prokuroria ka vendosur të bllokojë të dy këto numra llogarie deri në fund të hetimeve. “Këto para m’i ka dërguar djali që e kam emigrant. Ai ka dërguar herë pas here dhe nga kursimet është bërë kjo shumë parash”, është shprehur 57- vjeçarja, e pyetur se ku i kishte gjetur të gjitha këto para. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro”, njofton Policia e Vlorës.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041