INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia në ngërç politik, kundër BE-së dhe politikave buxhetore

Italia në ngërç politik, kundër BE-së dhe politikave buxhetore

Publikuar më: 16:44 16-05-2018

‘Në Itali vijon ngërçi i krijimit të qeverisë, ndonëse duket se tashëm Lega Nord dhe ‘5 Yjet’ kanë arritur një akord për të bashkëqeverisur.

Pengesa e vetme duket se janë kufizimet buxhetore që ka vendosur Bashkimi Europian dhe që pamundësojnë Lega Nordit të mbajë premtimet e saj elektorale.

Pikërisht për këtë arsye, partia e ekstremit të djathtë ka dalë me një komunikatë, ku është shprehur e gatshme t’i shpallë ‘luftë’ BE-së dhe politikave të saj buxhetore. Dhe mesa duket slogan i Trump Amerika e para kopjohet edhe ne Itali.

“Ne duhet të flasim me një zë të vetëm dhe t’i themi BE-së, të cilës i paguajmë miliarda euro çdo vit, se për ne italianët vijnë të parët ka deklaruar përfaqësuesi i Lega Nord, Claudio Borghi.

Këto deklarata kanë gjetur edhe mbështetjen e liderit të lëvizjes ‘5 Yjet’, Matteo Salvini, që gjithsesi është treguar më i matur në fjalën e tij.

Dy ditë më parë Di Maio dhe Salvini thanë se do të zgjedhin një kryeministër politik dhe jo teknik por nga Roma ende nuk po del tymi i bardhë se cili do të qeverisë vendin.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499