INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Italia merr masa më të forta për call-center në Shqipëri[VIDEO]

Publikuar më: 09:29 12-01-2018

Italia vijon të ushtrojë presion kundrejt kompanive të call-center në vendin tonë. Në dhjetor 2017 ka kaluar një akt nënligjor që detyron që të bëhen të identifikueshme telefonatat që arrijnë nga call - center. Ligji italian detyron brenda tre muajsh vendosjen e një prefiksi për telefonatat komerciale. Ligji sipas ekspertëve synon që të mbrojë miliona italianë nga bezdisja e ‘’call-center’’. Qytetarët tani do të kenë lehtësira, pasi kush nuk do të marrë oferta të padëshiruara mjafton të regjistrohet që të mos i marrë ma ato. Ndonëse ligji është kundër call center dhe thirrjeve dalëse operatorët shqiptarë e kanë të qartë se kjo lëvizje do ta vështirësojë akoma më shumë punën edhe për kompanitë që veprojnë në Shqipëri në aktivitetin e call - center, ku klientët kryesorë janë sipërmarrjet italiane.
Kjo është goditja e rradhës, pasi në prill të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali. Ligji vendosi sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtjen e të dhënave, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimin e punonjësve, etj. Kjo bëri që shumë kompani italiane të frenoheshin për të sjellë punë tek partnerët shqiptarë, duke vijuar vetë me kontratat ekzistuese dhe duke mos lidhur të reja. Një vit më parë u mbyllën në vendin tonë rreth 30 kompani call-center dhe shumë të tjera po transformojnë shërbimet, vetëm po presin telefonata.

Article Logic
Execution time: 0.0031969547271729