INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia mbeti jashtë Botërorit “Rusi 2018”, shkarkohet trajneri Ventura

Italia mbeti jashtë Botërorit “Rusi 2018”, shkarkohet trajneri Ventura

Publikuar më: 19:53 15-11-2017

Mungesa më e madhe e Botërorit “Rusi 2018” do të jetë padiskutim Italia. E pas këtij eleminimi shokues, të gjithë donin “kokën” e Venturës, duke u nisur edhe nga “lamtumira” e yjeve të Kombëtares si Buffon, Chiellini, Barzagli dhe De Rossi. Trajneri italian në deklaratat e fundit u soll çuditshëm teksa është shprehur se ndihej krenar për punën e tij.
Gjithsesi nuk ka asnjë surprizë, në mbledhjen prej dy orësh që është bërë në federatën italiane për këtë çështje është marrë vendimi i pritur, shkarkohet Ventura. Tavecchio ka vazhduar në detyrën e tij duke mos dhënë dorëheqjen ndërsa Ancheloti pritet të marrë drejtimin e Italisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334