INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia “kockë” e fortë, dërgon kampionët e Europës në shtëpi [VIDEO]

Italia “kockë” e fortë, dërgon kampionët e Europës në shtëpi [VIDEO]

Publikuar më: 20:04 27-06-2016

Italia është çerekfinalistja e rradhës e kualifikuar, duke mposhtur kampionët në fuqi të Europianit, Spanjën. Kur të gjithë mendonin se Spanja e yjeve, do të ishte superior ndaj Italisë, në fushën e lojës ndodh krejtësisht e kundërta, pasi skuadra e Contes, bëri një ndeshje perfekte duke fituar 2-0 ndaj Spanjës.
Pjesa e parë fliste totalisht vetëm për italianët, mbrojtësi Chiellini arriti të konkretizonte në gol një goditje dënimi të Eder që fillimisht u prit nga De Gea. Ashtu si në ndeshjen ndaj Belgjikës, ai që vuloi shifrat ishte Grazziano Pelle, duke e dërguar rezultatin në 2-0. Pas kësaj fitoreje, Italia në çerekfinale do të luajë kundër kampionëve të botës, Gjermanisë, një tjetër finale e parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662