INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, shqiptari ‘skifter’ hidhet nga pallati, policët e kapin në ajër [Video]

Itali, shqiptari ‘skifter’ hidhet nga pallati, policët e kapin në ajër [Video]

Publikuar më: 17:21 18-04-2018

Një i ri shqiptar është bërë protagonist i shkrimeve në mediat italiane pasi ka tentuar të hidhet nga pallati. Por nuk qëndron këtu lajmi, moment më interesant është mënyra sesi policët e kapin në ajër duke mos e lënë të riun 26-vjeçar të hidhet.

I gjithë ky moment është kapur nga kamerat dhe është publikuar tek të përditshmet italaine. Por fatmirëisht policia italiane në kryeqytetin Romë ka parandaluar atë që mund të ishte një ngjarje tragjike për një familje shqiptare.

Karabinierët janë lajmëruar nga disa kalimtarë se një i ri po tentonte të hidhej nga tarraca e një pallati, ndaj kanë zbarkuar menjëherë në vendngjarje.

Mediat shkruajnë se pavarësisht se djali kishte mbyllur derën nga ku mund të ngjitesh në tarracë duke lënë çelësin në bravë për të mos lejuar të tjerët që ta hapnin, efektivët e policisë me metodat e tyre hipën në tarracë dhe tentuan të bisedonin me të.

Por djali ishte ngjitur në cepin e bordurës, duke kërcënuar se do të hidhej po t’i afroheshin më tepër. Policët përfituan nga një moment shpërqendrimi dhe iu afruan, por shqiptari i vuri re dhe u hodh. Në këtë moment ndodhi edhe mrekullia pasi policët me vështirësi kanë arritur ta kapin në ajër, djalin që më vonë u identifikua nga mediat italiane si një 26-vjeçar shqiptar.

I riu iu nënshtrua trajtimit të detyruar shëndetësor.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828