INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, kryhet me sukses kurimi i parë me terapi gjenetike për 4-vjeçarin me Leuçemi

Itali, kryhet me sukses kurimi i parë me terapi gjenetike për 4-vjeçarin me Leuçemi

Publikuar më: 13:20 02-02-2018

Është shënuar rasti i parë në Itali, ku një fëmijë 4-vjeçar i cili vuante nga sëmundja e Leuçemisë është trajtuar me terapi gjenetike e cila konsiston në një teknikë ku sistemi imunitar manipulohet në mënyrë që ti njohë dhe ti sulmojë qelizat tumorale.

Kjo ndërhyrje është kryer me sukses në spitalin e fëmijëve “Bambino Gesu” në Romë duke i dhënë shpresë të gjithë pacientëve për të cilët nuk kanë dhënë rezultat terapitë dhe llojet e ndërhyrjeve të tjera.

Terapia gjenetike ose e quajtur ndryshe terapia imune është kryer nga mjekët italianë duke hequr limfocitet T, nga qelizat bazë të sistemit imunitar të pacientit duke i zëvendësuar me disa receptor kimik të sintetizuar në laborator.

Receptorët zëvendësues quhen “CAR”, dhe janë në gjendje të zëvendësojnë limfocitet të cilat rrjedhimisht identifikojnë qelizat e sëmura që qarkullojnë në gjak.

Sipas raportit të spitalit “Bambino Gesu” ndërhyrja është kryer me sukses dhe fëmija tani gëzon shëndet të plotë.

Article Logic
Execution time: 0.0023660659790039