INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Itali/ Kapen 2 shqiptarë e 5 nigerianë me 11 kg drogë

Itali/ Kapen 2 shqiptarë e 5 nigerianë me 11 kg drogë

Publikuar më: 20:55 11-01-2019

Policia italiane në përfundim të një operacioni antidrogë, ka zbardhur sot detajet. Operacioni u zhvillua gjatë natës së shkuar në afërsi të autostacionit Tibus Tiburtina në Romë të Italisë. Në përfundim të tij, mësohet se 7 persona, 2 shqiptarë e 5 nigerianë janë arrestuar në flagrancë me 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. Dy shqiptarët janë të moshës 23 e 27 vjeç.

Reparti antidrogë i policisë së Romës kishte rënë në gjurmët e 5 trafikantëve nigerianë që vepronin pranë autostacionit Tibus Tiburtina.

Pas ndjekjes gjatë natës, policia italiane ka ekzekutuar arrestimin e tyre në një apartament në Romë brenda të cilit ndodheshin dy shtetasit shqiptarë.

Në apartament u gjetën 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. 7 personat u vunë në pranga e aktualisht ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00082015991210938
    array(1) { ["section"]=> string(58) "itali-kapen-2-shqiptare-e-5-nigeriane-me-11-kg-droge-84183" }