INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, arrihet marrëveshja për qeverinë, por cili është kryeministër

Itali, arrihet marrëveshja për qeverinë, por cili është kryeministër

Publikuar më: 14:52 14-05-2018

Pas takimit të katërt për qeverinë e re mes dy udhëheqësve Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, zyra e shtypit e Presidencës italiane ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes partive politike.

Programi prej 22 pikash përfshin detajet e fundit themelore të negociatave, zgjedhjen e kryeministrit i cili do të jetë një politikan dhe jo teknik, megjithatë mediat nuk kanë publikuar asnjë emër.

Ndërkohë Presidenti Mattarella pritet të njoftojë mbajtjen e një tjetër raundi konsultimesh mes përfaqësuesve te dy forcave politike. Por dita vendimtare është kjo e hënë.

Pas zgjedhjeve në fillim të marsit, Italia po bën përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike.

Article Logic
Execution time: 0.0062730312347412