INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ismali Kadare sërisht i nominuar për Nobelin

Ismali Kadare sërisht i nominuar për Nobelin

Publikuar më: 14:10 06-09-2016

S’është hera e parë që shkrimitari Ismail Kadare nominohet për të fituar çmimin Nobel për arritjet letrare. Edhe pse nuk ka marrë ende një çmim të tillë, këtë vit ai rezulton sërisht si pretendent. Ka mbetur dhe më pak se një muaj për të shpallur nobelistin e vitit, dhe për këtë asrye faqja britanike “Nicer Odds” ka bërë një përzgjedhje me kandidatët kryesor.
Sipas renditjes, vendin e parë e kryeson shkrimtari japonez Haruki Murakami, i konsideruar prej vitesh ndër kandidatët kryesorë, i ndjekur nga novelisti amerikan Philip Roth, ndërsa në vendin e pestë listohet Ismail Kadare.
Ndër titujt më të njohur të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, e tje. Pritet që javët e ardhshme të mblidhen anëtarët e Akademisë së Suedisë për të vendosur se për kë do të shkojë çmimi i madh Nobel që do të shpallet në muajin tetor dhe do të dorëzohet në dhjetor.

Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146