INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS shënjestron Kampionatin Botëror në Rusi, një mesazh i frikshëm

ISIS shënjestron Kampionatin Botëror në Rusi, një mesazh i frikshëm

Publikuar më: 16:23 04-05-2018

Kampionati Botëror i Futbollit i cili pritet të zhvillohet në Rusi po afron ndërsa i ashtuquajturi shteti islamik ISIS shënjestron një nga eventet më të ndjekura në të gjithë botën.

Në një mesazh të publikuar në faqen e tyre online ata kërcënojnë se do ti vrasin të gjithë duke paralajmëruar edhe presidentin e Rusisë Vladimir Putin.‘ Vritini të gjithë’ kështu lexohet në mesazhin e tyre ku shfaqet një thikë dhe në background duket një stadium rus .

Mesazhi është i shkruar në gjuhën franceze.Duket se ISIS ka nisur propagandën ndërsa kampionati botëror zyrtarisht nis në 14 qershor në Moskë.Kujtojmë se gjatë muajit prill ISIS kërcënoi shefin e Kremlinit Putin duke u shprehur se do të paguante për vrasjen e muslimanëve.

Në poster po ashtu duket një kamikaz i cili është gati të kryejë një masakër në stadium dhe në imazh duket edhe presideti Putin.

Në poster lexohet ‘Rusi 2018, Putin një mosbesues, do të paguash cmimin për vrasjen e muslimanëve’.Kërcënimi duket se është i lidhur me politikën e presidentit rus i cili mbështet regjimin e udhëheqësit sirian Bashar al Assad i cili është në luftë me ISIS.

Kujtojmë se në mars ISIS shënjestroi edhe futbollistin Messi ndërsa në imazh argjentinasi shfaqej i gjunjëzuar nga një xhihadist.

I ashtuquajturi shtet islmaik ISIS vitet e fundit ka ngjallë frikë dhet terror në shumë shtetet të botës duke vrarë me qindra njerëz. Dhe mes emocioneve rikthehet frika. Duke nisur nga qeshori e gjithë vëmendja do të jetë në Rusi ku terroristët mund të shfrytëzojnë vendet ku pritet të mblidhen tifozë nga i gjithë globi.

Article Logic
Execution time: 0.0047140121459961