INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS përgatitet për Krishtlindje: Do godasim Vatikanin

ISIS përgatitet për Krishtlindje: Do godasim Vatikanin

Publikuar më: 14:58 16-11-2017

Edhe një muaj na ndan nga festa e shumëpritur e Krishtlindjve, festë e cila bën bashkë familjet dhe sjell veç gëzim.Por një gjë të tillë nuk mendon Shteti Islamik ISIS i cili së fundmi ka terrorizuar botën mbarë përmes sulemve duke shkaktuar me qindra viktima.

Dhe kërcënimi i radhës ka në objektiv Vatikanin. Isis ka ndërmarrë një propagandë duke shpërndarë postera se pikërisht gjatë Krishlindjeve do të godasë Bazilikën e Shën Pjetrit.

Lajmi u bë me dije nga Site i Inteligjencës, një kompani në Maryland e cila gjurmon online aktivitetin e organizatave terroriste.

Në poster lexohet me të kuqe se sulmi do të ndodh gjatë Krishtlindjeve. Ndër të tjera imazhi tregon një person të maskuar i cili udhëton me shpejtësi drejt sheshit në Vatikan, ku papa Francesku mban fjalën e tij perpara qindra njerëzve.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon se do të godasë Vatikanin, Gushtin e shkuar shteti Islamik publikoi foto ku tregoheshin xhihadistë që mbanin në dorë pamje të Papa Franceskut.

Frika e sulmeve terroriste shtohet edhe më shumë gjatë kohës së festave. Kujtojnë se vitin e shkuar gjatë Krishtlindjeve një luftëtar i ISIS shtypi me kamion 12 njerëz në Gjermani e plagosi me dhjetra të tjerë.

Shumë shtete Evropiane janë prekur prekur nga sulme të tilla vdekjeprurëse e për këtë arsye edhe niveli i alarmit është në shkallën më të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484