INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Isida Mollaymeri në InStyle: Çfarë ndodh në prapaskenat e Dancing With The Stars? Sa të rënda janë sherret midis personazheve? [VIDEO]

Isida Mollaymeri në InStyle: Çfarë ndodh në prapaskenat e Dancing With The Stars? Sa të rënda janë sherret midis personazheve? [VIDEO]

Publikuar më: 19:18 08-06-2018

Një nga balerinat që spikat më shumë në vendin tonë, Isida Mollaymeri ishte e ftuar në InStyle ku bashkë me Sarën përveç bisedave shumë të këndshme mbi tematika të ndryshme, na tregoi për formatin Dancing With The Stars të këtij viti duke qenë se pas pak orësh është edhe finalja e madhe.

“Ka keqkuptime, ka zënka pafund, ka shterim nervash, çdo gje ekziston,”- thotë Isida për marrëdhënien midis saj dhe partnerit në kërcim, Amos Zaharia.

Por kur u pyet mbi zënkat midis konkurrentëve, Isida tha se këtë herë, ndryshe nga edicionet e tjera, çuditërisht zënkat kanë qenë “më të rafinuara”.

Sipas Isidës, kur midis VIP-ash ka patur keqkuptime, më shumë janë kaluar në heshtje.

“Por këto zënkat në heshtje janë më të këqijat, më të këqija se ato përballë.” –thotë balerina e cila gjithashtu shtoi se ajo personalisht si pëlqente këto qëndrime, por i pëlqente të përballej me gjërat dhe t’i shihte njerëzit në sy.

Sipas saj kjo mund të ketë ndodhur sepse personazhet nuk vijnë për herë të parë në këtë skenë dhe janë rrahur me llojin dhe volumin e punës, janë më “rehat”.

Por gjithsesi në këtë edicion gjërat paskan shkuar mirë dhe zënkat më të shpeshta paskan qenë midis partnerësh kërcimi.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999