INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Ishte tmerr..."/ Aksident i rëndë në Qafë-Thanë! Përmbyset autobusi me nxënës, ja si është gjendja e tyre!

Publikuar më: 18:04 16-11-2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Qafë-Thanë në aksin Pogradec-Prrenjas. Mësohet se një autobus me nxënës është përmbysur e për pasojë ka rënë afër një gremine. Disa prej tyre janë plagosur e kanë patur lëndime dhe sipas informacioneve të para në media, një person që ndodhej me makinë prapa autobuzit ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit, por asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër.

Sipas telefonuesit vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 17 persona të plagosur apo me lëndime.

“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”, ishte rrëfimi i një prej dëshmitarëve të aksidentit në Prrenjas për mediat, i cili iu ka dhënë ndihmë nxënësve nga Roskoveci që i kanë shpëtuar vdekjes mrekullisht sot kur ishin nisur për një ekskursion.

Article Logic
Execution time: 0.0036787986755371