INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte gati, ç'ndodhi? Këngëtarja shqiptare zbulon PSE kënga me Ariana Granden nuk do të publikohet [FOTO]

Ishte gati, ç'ndodhi? Këngëtarja shqiptare zbulon PSE kënga me Ariana Granden nuk do të publikohet [FOTO]

Publikuar më: 21:09 13-12-2018

Në janar të këtij viti u përhapën zëra për një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Ariana Grande. Gjithçka nisi prej një fotoje që këngëtarja me origjinë kosovare postoi në “Instagram”, ku ishte së bashku me këngëtaren amerikane në studio regjistrimi, në Los Anxhelos. Të gjithë shpresuan për një bashkëpunim, por nuk do të jetë kështu.

E ftuar në televizionin amerikan “Watch What Happens Live”, prezantuar nga Andy Cohen, Dua shpjegoi përse, me shumë gjasa, kënga me Ariana-n nuk do ta shohë asnjëherë dritën e publikimit.

“E adhuroj Ari-n dhe gjithçka që bën. Është fantastike. Incizuam bashkë një këngë, por nuk besoj se do të publikohet. Ajo është shumë e angazhuar dhe programi im nuk përputhet me të sajin”.
Dua e përfundoi diskutimin duke lënë shpresë për fansat: “Ndoshta, së shpejti mund të bëjmë diçka të re së bashku”.

maxresdefault-770x450.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096