INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-zv.ministri lemeritet nga ajo çfarë ndodh në mbledhjet e Qeverisë

Ish-zv.ministri lemeritet nga ajo çfarë ndodh në mbledhjet e Qeverisë

Publikuar më: 16:26 22-11-2018

Taulant Muka, ish-zëvendësministri i Arsimit ka zbulur se çfarë ndodh në mbledhjet e Qeverisë. Muka ka qenë i pranishëm vetëm në një mbledhje të Këshillit të Ministrave në harkun dy javorë që ai qëndroi në detyrën e zëvendëministrit të Arsimit por kaq ka mjaftuar për të bërë një panoramim të asaj çfarë ndodh.

Siç shkruan Muka, në mbledhjet e qeverisë numërohen pëlqimet që kanë marrë ministrat në rrjetet sociale.

“Në mbledhjen e parë të qeverisë shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ, kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive. Ku ka temë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i përformancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retweet” në Twitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram”, shkruan Muka në profilin e tij në Facebook.

Më pas ai tregon se Ministritë kanë grupe WhatsApp-i për të lajmëruar shpërndarjen e postimeve të caktuara në mediat sociale. “Kryeministri i vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.Ministra që merrnin 2 Pëlqime (LIKES). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo Ministri kishte një grup ËhatsApp-i më pjesëtar stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëvë politik ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin”, tregon ish-zv.ministri Taulant Muka.

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0015711784362793