INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-shefi FBI-së zbulon sekretet / Biseda Trump-Putin: Keni prostitutat më të bukura

Ish-shefi FBI-së zbulon sekretet / Biseda Trump-Putin: Keni prostitutat më të bukura

Publikuar më: 12:26 20-04-2018

“Keni prostitutat më të bukura në botë”. Kjo është një nga deklaratat e fshehta që presidenti Trumpi i ka thënë homologut rus Putin.

Të paktën kështu thuhet në një dokument sekret të bërë publik nga ish-drejtori i FBI-së Comey, i cili së fundmi ka patur përplasje me kreun e Shtëpisë së Bardhë. Një lajm i pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Shkresa, e botuar nga Associated Press, erdhi pas takimit që Comey kishte me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë në shkurt 2017, pak javë pas inaugurimit të tij si president.

“Ai nuk tha se në cfarë takimi ia kishte thënë saktësisht Putini këtë gjë”- shkuan Comey në memo, pjesët e të cilave janë redaktuar.

Botimi i shkreses vjen pasi Departamenti i Drejtësisë i ka dhënë kopje Kongresit pas kërkesave të ligjvënësve republikanë.

Trump e ka quajtur vazhdimisht ish shefin e FBI-së një gënjeshtar dhe ka kundërshtuar përmbajtjen e memorandumeve, të cilat Comey ka thënë se i ka shkruar menjëherë pas takimeve me presidentin. Më parë këtë javë, Trump shkroi ne tëitter se gjithe shkresat e pretenduara ishte “fake”.

Madje Trump u shpreh se të gjitha deklaratat Comey i bën për të shitur librat e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674