INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-presidenti përfundon në repartin e kujdesit intensiv pas një sulmi në zemër

Ish-presidenti përfundon në repartin e kujdesit intensiv pas një sulmi në zemër

Publikuar më: 16:17 03-01-2019

Ish-presidenti i Argjentinës Fernando de la Rua ka përfunduar në spital këtë të enjte. Aështë në kujdesin intensiv të mjekëve pas një sulmi në zemër. 81-vjeçari, presiddent i Argjentinës nga viti 1999-2001 ndodhet në shoqërinë e gruas  dhe dy djemve të tij. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ‘Telam’ e cila citon një burim mjekësor "ai është në një gjendje kritike". De la Rua ka vuajtur disa probleme shëndetësore në vitet e fundit,  ai ju nënshtrua një operacioni për të hapur një arterie të bllokuar të zemrës në vitin 2014. Po kështu presidenti mësohet se ka pasur probleme kardiake që kërkonin ndërhyrje në 2017 dhe 2018. Në vitin 2001 ai u shtrua në spital për problem të zemrës gjatë presidencës së tij. De la Rua ka qëndruar larg nga sfera politike që pas largimit nga pallati presidencial më 20 dhjetor 2001 me anë të një helikopteri ndërsa trazirat përfshin qytetet kryesore, si Buenos Airesin dhe Rosariun, me vendin që u përballë me një krizë institucionale dhe ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438