INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-presidenti Obama nxjerr listën e preferuar të këngëve, filmave dhe librave! Drake lihet jashtë saj![FOTO]

Ish-presidenti Obama nxjerr listën e preferuar të këngëve, filmave dhe librave! Drake lihet jashtë saj![FOTO]

Publikuar më: 13:14 29-12-2018

Barack Obama e ka bërë një traditë të përvitshme tashmë që në fund të çdo viti ai të ndajë me ndjekësit e tij në rrjete sociale listën e preferuar të filmave, muzikës dhe këngëve të preferuara.

Në listën e këngëve Obama përfshinte disa nga artistët më influencues të këtij brezi si Cardi B, J.Cole, Jay Z dhe Beyonce e të tjerë. Ajo që bie në sy është se Drake një nga më të dashurit e publikut amerikan nuk ja doli të ishte pjesë e kësaj liste.

Tek pjesa e filmave Obama ishte gjithashtu fantastik në shijet e Tij me përzgjedhje si: Eighth Grade, Roma, BlacKkKlansman, Annihilation dhe Black Panther si disa nga më të spikaturit.

Obama gjithashtu tregoi edhe listën e librave të preferuar ku në krye të saj ishte libri i shkruar nga gruaja e tij, Michelle: “Becoming”. Më poshtë mund t’i shikoni ato të plota dhe mund të merrni pak frymëzim edhe ju.

obama_1.JPG

obama_2.JPG

obama_3.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838