INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, komenton në Euronews shtyrjen e negociatave i zhgënjyer me… [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:22 20-06-2019

Ish-ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati është intervistuar në edicionin e lajmeve në Euronews, për vendimin e shtyrjes së çeljeve të negociatave të Shqipërisë me BE.

Gazetarja e Euronews ka pyetur ish-ministrin e Jashtëm edhe për situatën në Shqipëri dhe protestat e opozitës.
“Protestat janë instrumenta të shprehjes së demokracisë. Në disa raste ne shohim protesta edhe në pjesë të tjera të Evropës. Por nga ana tjetër, dhuna është dënuar dhe duhet të dënohet se pari nga ata aktorë politikë që janë të lidhur me këto instrumente.
Besoj se është çështje prioriteti për të gjitha forcat politike në Shqipëri për të treguar përgjegjshmëri sepse kur flasim për procesin e anëtarësimit në BE, është çështje e një prioriteti kombëtar. Dhe duke siguruar një klimë politike të qetë do të jemi të aftë të arrijmë këtë qëllim, me shpresë këtë tetor,” u përgjigj Bushati.

Bushati sqaroi se vendi do të duhet të vazhdojë me konsolidimin e reformave dhe se nuk ka arsye për tu ankuar në këtë aspekt, edhe pse kemi arritur shumë, sidmos kur vjen çështja te procesi i tranformimit që ka filluar në gjyqësor, me procesin e Vettingut me gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas tij duhet bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, pasi janë fenomene që janë në Ballkan, fenomene që shihen edhe në disa shtete të reja anëtare të BE.
“Mbi të gjitha, kompromisi politik dhe konsensusi politik në mënyrë që të mbështeten këto reforma që nuk kanë të bëjnë me të majtën apo të djathtën është një parakusht për suksesin. Dhe kjo fatkeqësisht ka penguar mundësinë e Shqipërisë për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Evropian”, thotë Bushati në intervistën e Euronews.

Ai është pyetur dhe për negociatat me BE-në.
Bushati ka folur qartë edhe për zhgënjimin që pati në lidhje me vendimin e vendeve të BE për shtyrjen në tetor të negociatave.
“Unë do të doja të shprehja zhgënjimin tim ndaj vendeve anëtare të BE, të cilat nuk iu përmbajtën konkluzioneve të qershorit të vitit 2018. Në bazë të këtyre konkuzioneve, qershori i vitit 2019 do të ishte momenti kur do vendosej data për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Është e qartë që pozicioni i disa vendeve anëtare po bëhet më i ftohtë, për të mos thënë armiqësor”, tha Bushati.
Franca është mes atyre vendeve që duan të ngadalësojnë procesin dhe për këtë Ditmir Bushati ndau në Euronews këtë opinion: “Mendoj se pozicioni i Francës mund të pajtohet lehtësisht me pozicionin tonë, sepse ne nuk po flasim për datën e anëtarësimit. Ne po flasim për fillimin e procesit i të anëtarësimit i cili do të jetë sfidues, i gjatë dhe i dhimbshëm për vende si Shqipëria. Është e vërtetë që cilësia e demokracisë dhe sundimi i ligjit është larg standardit të BE-së.”

bush.jpg

Mendoj se pozicioni i Francës mund të pajtohet lehtësisht me pozicionin tonë, sepse ne nuk po flasim për datën e anëtarësimit. Ne po flasim për fillimin e procesit i të anëtarësimit i cili do të jetë sfidues, i gjatë dhe i dhimbshëm për vende si Shqipëria. Është e vërtetë që cilësia e demokracisë dhe sundimi i ligjit është larg standardit të BE-së
Article Logic
Execution time: 0.0040268898010254