INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish i dashuri i bën publike fotot Kourtney Kardashian, reagon menjëherë modelia…[FOTO]

Ish i dashuri i bën publike fotot Kourtney Kardashian, reagon menjëherë modelia…[FOTO]

Publikuar më: 15:49 07-01-2019

Ish i dashuri i Kourtney Kardashian, Younes Bendjima, publikoi disa foto gjatë fundjavës në profilin e tij ‘Instagram’ për të festuar fillimin e Vitit të Ri.

Mirëpo, ajo që u vu re në këto foto ishte dhe një dedikim për Kourtney, ku shkruante mbi foton e saj: “Le të mos harrojmë për këtë grua të bukur, si brenda dhe jashtë. Unë nuk jam lloji i burrit që i harroj momentet si ky. Ti je një grua e mrekullueshme dhe një mama shumë e mirë dhe uroj që të jesh e lumtur, si ti dhe fëmijët e tu. Në fund të ditës, është dashuri. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhë nesër”. Kourtney i ktheu përgjigje përsëri nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku i shkruan: “Vetëm dashuri. Ne jetojmë dhe mësojmë”.

dxfghgjgh.JPG

Mirëpo, një burim për ‘ENews’ tha se Kourtney e dëgjoi nga dikush tjetër për postimin e tij dhe se ajo nuk i besonte fare atij dhe qëllimeve që ai mund të ketë. Ajo vazhdon të mos ketë kontakt me të dhe e ka harruar totalisht, por në të njëjtën kohë është e sigurt që ai vazhdon ta dojë dhe se e ka marrë malli për të.

zsdfhfgjhdg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031259059906006