INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-i dashuri dhe menaxheri Faton Shoshi tha që këto dy këngë të saj nuk do publikohen kurrë, ja si reagon Era Istrefi [FOTO]

Ish-i dashuri dhe menaxheri Faton Shoshi tha që këto dy këngë të saj nuk do publikohen kurrë, ja si reagon Era Istrefi [FOTO]

Publikuar më: 23:33 17-01-2018

Nuk e kanë pranuar asnjëherë, por askush nuk ka patur dyshime që Faton Shoshi dhe Era Istrefi janë në një lidhje. Mirëpo si marrëdhënia e tyre sentimentale edhe ajo profesionale, morën fund dhe Fatoni nuk është më menaxheri i saj. Ndërkohë që Era ka premtuar se do të sjellë projekte të reja, Fatoni bëri një deklaratë aspak të këndshme para pak ditësh.

Sipas tij, kur Era ishte nën menaxhimin e Shoshit, kishte bashkëpunuar me Sia-n, por këngën në fjalë nuk do të mund ta dëgjojmë kurrë, për aq kohë sa Strefie ndërpreu marrëdhëniet me Fatonin. Nga ana tjetër, duket se sot ka ardhur një reagim nga Era…

Këngëtarja ka publikuar një foto ‘selfie’, poshtë së cilës ka shkruar: “Zemër unë jam krejt tjetër”. Një frazë e tillë duket se i dedikohet dikujt me të cilin Strefie nuk ka më marrëdhënie, e duke marrë parasysh të rejat më të fundit, mendohet se fjalët i adresohen vetë Fatonit. Nga ana tjetër, ky mund të jetë edhe një ndër vargjet e shkëputura nga një nga projektet e saj që pritet të sjellë së shpejti.

Megjithatë, duke marrë parasysh se Shoshi ka folur shumë së fundmi për Erën në intervista të ndryshme, asnjëherë nuk i dihet. Të jetë kundërpërgjigjur Strefie vallë…?

stref.png

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047