INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia e PS ndaj opozitës. ‘Telenovelat orientale kanë ndikuar në psikikën e demokratëve’

Ironia e PS ndaj opozitës. ‘Telenovelat orientale kanë ndikuar në psikikën e demokratëve’

Publikuar më: 12:26 11-10-2018

Demokratët munguan sërish në Kuvend. Ata vijojnë të bojkotojnë punimet parlamentare por kjo nuk ka penguar opozitën të lëshojë mesazhe të qarta ndaj pakicës. Mungesa e opozitës ka marrë vëmendjen e thuajse të gjithë deputetëve socialiste, por Elisa Spiropali duke iu referuar rastit të audio përgjimit i njohur si ‘Babale’, ironizoj opozitën kur tha se pushteti merret me votë dhe jo me telenovela.

Elisa Spiropali:
“Ne me krimin nuk bëjmë politikë. Përdorimi dhe manipulimi kriminal, ku opozita ka zhytur përfaqësues të saj. Nuk imagjinohet që një parti të futet aq shumë në gjirizet e krimit për të nxjerrë fakte të manipuluara për të goditur qeverinë. Pushteti merret me votë dhe jo me telenovela. Telenovelat orientale në TV kanë ndikuar tek psikika e opozitës. Ne e luftojmë krimin me masa konkrete. Prokuroria dhe Gjykata duhet të lihet që të bëjë detyrën saj dhe politikën dhe opozitën duhet ta kthejmë në binarët e arsyes”.

Article Logic
Execution time: 0.0041799545288086