INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irak, gratë e militantëve të ISIS kërkojnë të gjitha divorcin

Irak, gratë e militantëve të ISIS kërkojnë të gjitha divorcin

Publikuar më: 15:21 07-07-2018

Ndonëse duket si diçka e pamundur në Irak, gratë e militanëtëve të ISIS, po kërkojnë divorcin.

Dhe ky është një fenomen që po ndodh në masë.

Ato po kërkojnë në gjykatat e vendit ndarjen nga bashkëshortët e cilësuar xhihadistë.

Motivacioni kryesor është frika se mund të përndiqen dhe të akuzohen se kanë lidhje me të ashtuquajturin Shtet Islamik.

Mesa duket hapet një tjetër kapitull për organizatën terroriste më të njohur të momentit.

Një prej grave që ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti quhet Umaima është 41-vjeç dhe është nënë e tre fëmijëve.

Ajo shprehet se u çudit kur bashkëshorti iu bashkua organizatës terroriste. Dhe arsyeja ishte se donte të merrte hak për vrasjen e të vëllait të vrarë nga forcat e armatosura irakene.

Shqetësimet e tyre nuk janë të kufizuara vetëm në stigmatizmin shoqëror, por edhe në hakmarrjen e mundshme nga qeveria irakiane kundër të gjithë atyre që dyshohen se mbështesin çështjen e ISIS.

Autoritetet lokale, në fakt, i inkurajojnë të gjithë qytetarët që t'i raportojnë ushtrisë kush mund të jetë një militant ose një mbështetës i armikut, në mënyrë që të gjykohet dhe të dënohet me vdekje ose me burgim të përjetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445