INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investitorët e huaj në Maqedoni, anashkalohet Shqipëria

Investitorët e huaj në Maqedoni, anashkalohet Shqipëria

Publikuar më: 11:05 15-01-2016

Prodhuesi i makinave luksoze, “Aston Martin” deklaroi se po konsideron Maqedoninë, si një nga vendet më të mundshme për të ndërtuar fabrikën e tij të re. Lajmi është publikuar nga agjencia prestigjoze “Reuters”. Fillimisht “Aston Martin” kishte përcaktuar një listë me 19 vende të mundshme për ndërtimin e fabrikës, por më vonë lista u reduktua në vetëm dy vende, një në Alabama dhe një tjetër në Lindjen e Mesme.

Por javët e fundit mësohet se në garë ka rihyrë Maqedonia. Sipas “Reuters”, qeveria maqedonase i ka bërë një ofertë joshëse prodhuesit gjigand të autmojeteve, që të zhvendoset në Shkup. Agjencia prestigjoze thotë se, oferta është konfirmuar edhe nga burime të qeverisë në Maqedoni. “Aston Martin”, e njohur për prodhimin e makinave sportive “DB5”, që nget James Bond në filmat e tij, synon që brenda fundit të kësaj dekade të katërfishojë prodhimin e automjeteve.

Të gjithë në Maqedoni

Qeveria maqedonase ka qenë tepër agresive në tërheqjen e investimeve të huaja përmes politikave subvencionuese por edhe lehtësive tatimore. Jo rastësisht gjatë viteve të fundit, kanë investuar disa nga emrat më të njohur të biznesit në arenën ndërkombëtare. Në vitin 2009, gjigandi britanik Johnson Matthey ndërtoi një fabrikë në lindje të Shkupit duke hapur 200 vende pune. Po kështu Termocentrali i ri i kompanisë italiane “Diatek”, filloi aktivitetin e tij në zonën e Shkupit, ku janë punësuar 250 persona. Në tetor të vitit të kaluar kompania gjermane “Marquardt” çeli në Maqedoni fabrikën me 600 punonjës, për prodhimin e pjesëve mekanike, ndërsa “Key Safety Systems”, një kompani amerikane nisi punën në fabrikën e ndërtuar rishtas në Kërçovë, me 1 mijë punonjës. Maqedonia duket se është shndërruar në vendin e preferuar të investimeve të huaja për ballkanin.

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453