INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
La route de la kalachnikov - Les acteurs de la filière - Lundi 4 Janvier à 21H00

Investigim në Shqipëri: Rruga e Kallashnikovëve!

Publikuar më: 11:35 05-01-2016

Mënyra se si trafikohen armët e tipit kallashnikov nga Shqipëria në Francë është investiguar nga televizioni francez “Canal +”. Gazetarja franceze ka nisur investigimin në prill të vitit 2014 dhe në Shqipëri është takuar me trafikantët, që shesin armë dhe me ata që i transportojnë ato në vendet perëndimore.

Gjatë një interviste me një trafikant gazetaria pyet nëse ata janë të vetëdijshëm se këto armë vrasin njerëz në Francë apo në ndonjë vend tjetër, po përgjigjia e trafikantit ishte e shkurtëe as pohuese as mohuese, por gjithë këtë cikël ai e konsideron biznes.

Ai përgjigjet: Ta mendojmë… nëse e bëjmë këtë arrestohemi. E gjitha kjo është vetëm biznes!

Në udhëtimin me trafikantët gazetares franceze i kërkohet nga ata të zbresë nga makina për të shmangur ndonjë arrestim të mundshëm. Dhe ta vijojnë komunikimin duke i kërkuar që po u pikasën nga policia duhet tu thotë se po bën një reportazh për plazhet dhe turizmin e Shqipërisë. Ata e porositin se nëse iu merr policia kamerën, kartën ku kanë regjistrua materialin duhet ta shpëtojë duke e fshehur në të mbathurat.

Madje ata dhe e kërcënojnë duke i thënë se nëse zbulohen do e ketë kokën në rrezik!

Gazetarja franceze ka intervistuar dhe një person, që mbledh armë dhe ai tregon se nuk ka me cfarë të jetojë dhe me shitjen e tyre jashtë vendit fiton deri në 25 mijë Euro në vit. Ai thotë se edhe pse e bën këtë punë është i frikësuar.

Në investigimin “Rruga e Kallashnikovëve” është theksuar dhe fakti se kallashnikovi është përdorur në dy sulme terroriste në Francë. Ai në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo” si dhe në sulmet e fundit në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107