INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interi nuk ia del të rikthehet te fitorja, Fiorentina barazon në fund

Interi nuk ia del të rikthehet te fitorja, Fiorentina barazon në fund

Publikuar më: 23:23 05-01-2018

Ndonëse ishte shumë pranë, Interi nuk arriti të rikthehet te fitorja, që i mungon tashmë prej 5 takimesh radhazi. Në një transfertë të vështirë, zikaltrit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fiorentinës, që tregoi se nuk e meritoi të humbte sot. Në një sfidë spektakolare, Icardi u rikthye te goli dhe kaloi zikaltrit në avantazh, por gjërat filluan të komplikohen për zikaltrit.

Fiorentina e shtoi ndjeshëm presionin, ndërsa Ranocchia u largua i dëmtuar, duke i shkaktuar dhimbje koke Spallettit, që nuk kishte asnjë qendërmbrojtës në stol dhe u detyrua të spostojë në qendër Santon. Ishte pikërisht ky i fundit që gaboi në vendosje, në minutën e parë shtesë, duke i dhënë mundësi Simeones që të shënojë golin e barazimit.

Në minutën e 4-t shtesë, Icardi kërcënoi me një gjuajtje me kokë, pas krosimit nga këndi, por topi përfundoi jashtë. Pas 20 javësh, zikaltrit mbeten në zonën Champions, me 42 pikë, por shtohet rreziku që vjen nga Lazio dhe Roma.

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291