INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAT: Prodhimi i energjisë elektrike ra me 36.6% në vitin 2017 [VIDEO]

INSTAT: Prodhimi i energjisë elektrike ra me 36.6% në vitin 2017 [VIDEO]

Publikuar më: 17:45 07-03-2018

Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet në vend u ul ndjeshëm në 6-mujorin e dytë të vitit 2017 duke shënuar rënie të prodhimit prej 36.6% krahasuar me vitin 2016 . Të dhënat e raportit  të INSTAT për bilancin e energjisë elektrike për vitin 2017 tregojnë se shkak për këtë ishte thatësira që përfshiu vendin. Me rënie të prodhimit të energjisë elektrike, rezultuan të gjithë prodhuesit e energjisë, hidrocentralet publike, private dhe ato koncesionare . Por ndërkohë hidrocentralet private me koncension zgjeruan pozicionin në tregun e energjisë me 5% gjatë vitit 2017, duke dominuar mbi 35 për qind. Sipas INSTAT rënia e prodhimit të energjisë elektrike, në vitin 2017, ka ndikuar në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve të energjisë elektrike. Raporti tregon se humbjet në transmetim kanë rënë me 16.9% dhe përbëjnë 8.4% të humbjeve gjithsej në rrjet. Ndërkohë përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2017, u rrit me 8,9 %.

Article Logic
Execution time: 0.0023369789123535