INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAGRAM sjell ndryshimin e madh i cili edhe do ju pëlqejë edhe jo! [FOTO]

INSTAGRAM sjell ndryshimin e madh i cili edhe do ju pëlqejë edhe jo! [FOTO]

Publikuar më: 08:48 18-07-2019

Instagram është padiskutim rrjeti social më i preferuar nga përdoruesit e platformave të komunikimit dhe publikimit të fotove. Instagram nisi si një platformë e dedikuar vetëm për fotografitë, por pasi u ble nga gjigandi Facebook, gjërat filluan të rrjedhin ndryshe, dhe Instagram po përditësohej me kohën.

Si fillim u prezantuan videot, më pas stories dhe shumë e shumë opsione të reja. Por Instagram nuk përdoret vetëm për të shpërndarë foto dhe video. E siç duket tashmë ky aplikacion është gati të sjellë një ndryshim të madh në përdorimin e tij.

Instagrami do të fshehë numrin e pëlqimeve në postimet në disa vende, duke përfshirë Australinë dhe Japoninë, për të “hequr presionin” mbi përdoruesit.

Gjithsesi, kjo do të thotë se përdoruesit do të shohin një emër të një shoku/shoqeje “dhe të tjerët” poshtë postimeve, në vend të numrit të pëlqimeve.

other.jpg

 

Ky vendim vjen pas disa shqetësimeve sipas të cilave, platformat e mediave sociale mund të kontribuojnë në vetëvlerësim të ulët dhe ndjenjën e pamjaftueshmërisë te të rinjtë.

Instagram nisi një testim të ngjashëm në Kanada në Maj dhe testimi tashmë është shtrirë në Australi, Zelandën e Re, Irlandë, Itali, Japoni dhe Brazil.

Rrjeti social thotë se qëllimi i këtij ndryshimi është për ti ndihmuar njerëzit të fokusohen më shumë tek tregimi i historive të tyre në vend të fokusimit tek numri i pëlqimeve. Instagram tha se testimi nuk prek mjetet e matjes së performancës për bizneset.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939