INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram gati për të lançuar versionin më të ri

Instagram gati për të lançuar versionin më të ri

Publikuar më: 13:51 10-07-2018

Instagram është rrjeti social më popullor i momentit. Në një kohë kur rrjetet e tjera po humbin përdorues, Instagram po fiton të rinj.

Sigurisht që për të arritur majat është mjaft e vështirë, por ama për të qëndruar në atë nivel nuk është e lehtë. Instagram ka sjellë mjaft risi kohët e fundit dhe tani vlen që t'iu informojmë që po vjen dhe një aplikacion i ri nga ana e tyre.

Instagram Lite do të jetë applikacioni më i lehtë i parë ndonjëherë. Ai është krijuar duke pasur parasysh çdo pajisje që përdor Android Go apo që është prodhuar të paktën 4 vjet më parë.

Ata që nuk kanë smartphone të fuqishëm duhet që të lumturohen për këtë, pasi një app i tillë nuk do të ngarkojë shumë smartphone-ët e tyre. Ky applikacion pritet që të publikohet fillimisht për vendet në zhvillim e pastaj mbase do të publikohet ndërkombtarisht. Shkurt ky duket se është lajmi më i mirë për vendet si India, Bangladeshi etj.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373