INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Innovate Your Way Out", Vodafone Albania pranë të rinjve që dinë të guxojnë

Publikuar më: 12:08 17-06-2019

Për të gjashtin vit rradhazi në Tiranë u organizua "Innovate Your Way Out", që promovon inovacionin dhe edukimin kreativ në Shqipëri.

Këtë vit rreth 400 studentë të degëve të ndryshme, u bënë pjesë e të vetmes iniciative të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe startup-eve, që kanë një metodologji shkencore dhe implementim tre mujor praktik.

Kur u projektua në fillimet e veta, projekti ishte modest dhe u mundësua falë kontributit vullnetar. Iniciativa ka bashkuar profesionistë të rinj të shumë fushave dhe bashkëpunëtorë nga bizneset më në zë të vendit.

Tashmë "Innovate Your Way Out", është kthyer në një festival, ku shkëmbehen shumë ide të hedhura në treg.

Tashmë ky projekt ka nxjerrë në treg rreth 2000 të rinj që e shikojnë ekonominë, tregun dhe biznesin ndryshe nga ç’kanë mësuar në sistemin arsimor.Çmimet që "Innovate Your Way Out" jep për pjesmarrësit këtë vit ishin: Në vend të parë u rendit aplikacioni, web dhe mobile, i cili rregullon tregun e parukierëve dhe estetisteve (skedulim, menaxhim axhende, optimizim, reklamim dhe shitje). Çmimi u dha nga Vodafone Albania, mbështetës i këtij edicioni në kuadër të platformës më të re JUTH, dedikuar të rinjve.

Në vend të dytë ishte start up “N’katun”, i cili ka si synim mbledhjen e produkteve bio dhe recetave autoktone për gatimin dhe shitjen e tyre të branduar.Ndërsa në vend të tretë u rendit e-therapy, psikologu online, që bën virtualizimin e shërbimit të psikologut dhe rritjen e aksesit në vende ku nuk ka të tillë dhe ku nevoja është më e madhe. 

Modeli shkencor i inovacionit dhe metodologjia e organizimit për një target grup Studentësh të Universitetit të Tiranës, janë  përshtatur nga praktika më e mirë botërore. Kur iniciativat inovative janë të suksesshme dhe të qëndrueshme në kohë impakti i tyre nuk është vetëm ekonomik por edhe social.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504