INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iniesta me klub të ri, ja kur bëhet zyrtarizimi

Iniesta me klub të ri, ja kur bëhet zyrtarizimi

Publikuar më: 10:08 24-05-2018

Andres Iniesta shumë shpejt do të bëhet me ekip të ri duke shua çdo spekullim mbi të ardhmen e tij. Në fillim është menduar se ai do të shkonte në Kinë, por Chongqing Lifan është tërhequr mbrapa për arsye financiare.

Tani, 34-vjeçari do të transferohet te kampionati japonez J-League, ku do të bashkohet me ish-sulmuesin e Arsenal, Lukas Podolski .Ai do të transferohet në Japoni për të luajtur me Vissel Kobe dhe zyrtarizimi i tij pritet të vijë ditën e nesërme.

Kontrata e Iniesta-s me Barcelona-n është mbyllur në fund të sezonit dhe, ashtu si ish-shoku i tij i skuadrës, Xavi, ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij larg La Liga-s dhe Europës.

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387