INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inflacioni u rrit në tetor! Shkaktarët…

Inflacioni u rrit në tetor! Shkaktarët…

Publikuar më: 12:35 08-11-2018

Inflacioni është rritur me 1.9% në muajin tetor. Shkak i rritjes sipas INSTAT janë çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen, por dhe çmimet e qirave janë rritur për shkak se kanë nisur dhe universitete dhe në këtë muaj shumë të rinj zgjedhin të jetojnë në banesa dhe jo në konvikte. Gjithashtu rritja e inflacionit është influencuar dhe nga çmimi më i kripur i ujit dhe energjisë.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2018, krahasuar me Shtator 2018, është – 0.2 %. Po ndryshe nga muaji tetor në shtator, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për transport, për mobilim dhe për shërbim arsimor, pasi në këtë muaj ka nisur dhe viti i ri shkollor dhe prindërit kanë shpenzuar më shumë para për fëmijët. Ata kanë blerë libra, mjete shkollore, por dhe veshje të reja për fëmijët. Po kanë shpenzuar më pak para për ushqime, pije dhe duhan.
Po në muajin tetor u vu re se çmimet për grupin “Shëndet” u ulën me 0,4 % dhe u pasuan nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 11,5 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” apo dhe “qumësht, djathë dhe vezë”.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227