INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incidenti i aktorit të njohur ndërpret xhirimet e 'Fast and Furious 9'!

Incidenti i aktorit të njohur ndërpret xhirimet e 'Fast and Furious 9'!

Publikuar më: 12:42 24-07-2019

Xhirimet për “Fast and Furious 9” u ndërprenë, pasi një aktor dublues pati një incident në sheshxhirim, në studiot “Leavesden”, në Angli. Aktori u shoqërua urgjent në spital.

Policia dhe urgjenca u njoftuan menjëherë dhe mbërritën në vendngjarje, për të shoqëruar në spital të plagosurit.

Aktori dublues ishte rrëzuar dhe kishte dëmtime në kokë dhe u dërgua me helikopter në spital.

Për momentin, xhirimet janë ndërprerë deri në qartësimin e situatës dhe në përmirësimin e aktorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166