Rama kërcënon live drejtorin e ALUIZNI-t në Berat: Jepi legalizimin gruas ose ikën nga zyra! [FOTO]

Jul 17, 2017

Dëgjesat publike të Partisë Socialiste kanë vijuar në qytetin e Beratit, ku kryeministri Rama ka dhuruar atë që mund të konsiderohet si spektakli i radhës.

Gjithçka ka filluar gjatë bashkëbisedimit me banorët, ku një grua e moshuar është ankuar për çështjen e legalizimit, duke thënë se është sorollatur në zyrat e ALUIZNI-t. Këtë gjë kreu i qeverisë nuk e ka pritur aspak mirë duke thirrur menjëherë drejtorin e ALUIZNI-t, të cilin e ka kërëcënuar se nëse nuk do t’i mbarojë punë qytetares, do t’i duhet të boshatisë zyrën. Rama ndërpreu shpjegimin teknik të drejtorit me fjalët:

“Nesër, o merr ajo legalizimin o ti ikën nga zyra, jep dorëheqejen. Nesër, jo pasnesër. Jepi lejen ose largohu. Do marr në telefon Artan Lamen që ta ndjekë ai”.

alu.JPG

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll