E rëndë: Shqiptarët po vdesin nga ajri i ndotur

Jul 17, 2017

Cilësia e ajrit është një prej temave të nxehta që ka nxitur debat publik dhe politik në vend. Raportet tregojnë se ndikimi i cilësisë së ajrit po ndikon shumë edhe në jetën e qytetarëve shqiptarë. Nga të dhënat e fundit, sipas raportit të Cilësisë së ajrit në Europë 2016, në Shqipëri vdiqën prej ndotjes së ajrit 2120 persona. Pjesa me e madhe e tyre, 2010, janë shkaktuar prej pranisë së lartë të grimcave në ajër, 10 prej tyre prej dioksidit të nitrogjenit dhe 100 prej ozonit. Por vetëm 4 vite më parë kjo shifër ka qenë shumë më e ulët. Mësohet se në vitin 2013 numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776.
Në rajon numrin më të lartë të vdekjeve e ka Serbia, ku prej ndotjes së ajrit në 2016 humbën jetën 10,730 persona, ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, ku ndotja shkaktoi 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016.
Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit po shndërrohet në një problem fatal, veçanërisht prej politikave energjetike të këtyre vendeve, shkruan Euractive
BE, e cila po punon vazhdimisht me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të përditësuar politikat e tyre mjedisore dhe energjitike, ka një rol të rëndësishëm. Në vendet fqinje, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnje, njerëzit kanë nisur protestat për cilësinë e ajrit që thithin.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll