Lajm i keq për “gjumashët”, ja kur do të ndryshojë ora

Mar 20, 2017

Tashmë do iu duhet të zgjoheni një orë më herët!

Këtë të dielë do të bëhet ndërrimi i orës, pasi akrepat e saj do të shkojnë 60 minuta përpara, ashtu siç ndodh gjithmonë në të dielën e fundit të marsit. Ne do të jetojmë me këtë orë për  shtatë muaj, teksa ajo do të rikthehet përsëri ashtu siç ishte mes natës së 24 dhe 25 tetorit.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll