Komisioneri Hahn thirrje qeverisë shqiptare: Mbyllni sa më shpejt procedurat për kthimin dhe kompensimin e pronave

Mar 20, 2017

Qeveria shqiptare vijon të mos garantojë zbatimin e të drejtave të pronësisë për qytetarët. Kjo problematikë shumë e ndjeshme dhe me pasoja për vendin tonë ka shqetësuar edhe Bashkimin Europian. Komisioneri Johannes Hahn i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të mbyllë sa më parë procedurat e rikthimit dhe kompensimit të pronave. "Për sa i përket të drejtave të pronësisë, Komisioni konsideron se janë bërë përpjekje pavarësisht nga fakti se "zbatimi i të drejtave të pronësisë nuk është e garantuar ende dhe procedurat e regjistrimit të pronës, rimbursimit dhe kompensimit duhet të përfundojnë”-deklaroi komisioneri. Hahn tha se Brukseli është duke monitoruar nga afër procesin e vazhdueshëm të hartimit të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve dhe se ky proces përfshin konsultimin publik si dhe ndihmën nga një ekspertizë teknike ndërkombëtare. Hahn i ka kthyer kështu përgjigje shqetësimeve të ngritura nga eurodeputeti grek Dimitris Papadimulis, për respektimin e të drejtave të pakicave dhe asaj të pronës në Shqipëri. Hahn thotë se Shqipëria është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe vlerëson boshllëqet që dalin në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa shqetësimit lidhur me luftimin e korrupsionit në sektorin privat, komisioneri i dha përgjigje duke u shprehur se "Shqipëria ka miratuar në vitin 2016 ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve të interesit publik".

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll