INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN Blog - Kur fiken kamerat! Niada, josh me artin e saj,pa u zhveshur. Një nuse për Valonin!

IN Blog - Kur fiken kamerat! Niada, josh me artin e saj,pa u zhveshur. Një nuse për Valonin!

Publikuar më: 17:51 06-11-2017

Nga Ermal Peçi.

Javë pas javë shikuesit kanë filluar të kuptojnë realisht pse programi është "Një kat më lart". Disa më kanë shkruajtur e disa ma thone Live: "Ermal aty qeshet, aty s'dihet çfarë do të ndodhi, "Një kat më lart" ishte shumë qejf, flitet si në shtëpi...". Si do që ju ta konceptoni, rëndësi ka që keni hyrë aq shpejt në zemren e programit, që keni kuptuar se në shtëpinë e së shtunës gjërat ndodhin aq të vërteta, me aq jetë dhe buzëqeshje. Mirënjohes dhe për portalet që nga java në javë, gjithçka ndodh "Një kat më lart" e pasqyrojne në hapësirat e tyre. Në kohën e medias online kjo ka rëndësinë e saj. Por më besoni, kimia me të ftuarit është tejet e rëndësishme.

Programi me Niadën dhe Valonin (edhe pse nuk i njihja nga afër) doli krejt i veçantë sepse të dy erdhen në program, si para emisionit, atje në kafen mikpritëse me çdo të ftuar. Niada shumë simpatike, ujë e sapun, nuk mundi të bënte as në shtëpi si koleget e saj seksi, edhe pse me komunikimin dhe sjelljen e saj vetëm josh. Josh sepse është aq reale, aq e drejtpërdrejtë, do që puna ti flasi dhe jo hiret. Ishte aq simpatike dhe pa makeup, aq e çiltër për çdo gjë sa nuk kishte merak për asnjë lojë a surprizë të programit.

Nga ana tjetër Valoni në ardhjen e tij në IN së pari u mërzit pak nga trafiku e rruga drejt nesh, por asgjë s'reflektoi në bisedë! Këta janë artistët që dua, që para kamerave harrojnë gjithçka. Edhe unë nuk isha mirë, por me siguri s'keni kuptuar asgjë. S'duhet, s'do ta kuptoni kurrë! Kemi qesh me Niadën dhe Valonin me lojërat e programit aq sa Valoni p.sh s'mundet të rrinte pa e thënë 'Ku të ka shku mendja" siç dhe une s'mundet të rrija pa ja gjet një nuse. I përfolur shpesh për këtë, simbolikisht biseda shkoi edhe në këtë temë. Programet rrjedhin, nga java në javë, dedikimi është absolut. Fakti që ju e dini ku të trokisni të shtunave na e bën punën më të lehtë... "Një kat më lart". 

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818